You are here: Faqja E PareLegjislacioni ShqipetarDokumentacioni Per..Per pajisjen me Leje Drejtimi ( patente ) per here te pare


Per pajisjen me Leje Drejtimi ( patente ) per here te pare

Aplikanti depoziton këto dokumente :

a-      Për shtetasit shqiptare :
·         Autorizimi model IV - 7 i plotësuar nga autoshkolla;
·         Çertifikatë lindje me fotografi;
·         Vërtetimin e banimit të lëshuar nga organet e pushtetit vendor;
·         Çertifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj, nga data e paraqitjes së kërkesës, për të dalë në prova për herë të parë;
·         Vërtetimin e kryerjes së arsimit 8 - vjeçar;

 

·         Vërtetim nga gjykata e rrethit që nuk është në proçes gjyqësor;
·         Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është në ndjekje penale;
·         4 (kater) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4x5 cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër e mbiemër);
·         Dokumenti  i percaktimit te grupit te gjakut  dhe Rehzusi .
·         Fotokopjen e deshmise se Kryqit te Kuq  te Legalizuar nga noteri ( dorezohet para se te merret ne provim ).
·         Mandat arkëtimin e pajisjes me autorizim.

 b-      Për shtetasit e huaj rezidentë në Shqipëri :

·       Autorizim model IV - 7, i plotësuar nga autoshkolla;
·       Dokument indentiteti (fotokopje të pasaportës të përkthyer në gjuhën shqipe, të legalizuar nga noteri);
·       Fotokopje të lejes së qëndrimit të lëshuar nga organet e policisë së shtetit, të legalizuar nga noteri;
·       Çertifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më parë se 3 (tre) muaj, nga data e paraqitjes së kërkesës për të dalë në prova, për herë të parë.
·       4 ( kater ) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër e mbiemër);
·       Dokumenti i percaktimit te grupit te gjakut  dhe Rehzusi.
·       Fotokopje te deshmise  se Kryqit te Kuq  te legalizuar nga noteri ( dorezohet para se te merret ne prova ).
·       Mandat arkëtimin e pajisjes me autorizim.

c-      Për personelin e huaj të Ambasadave ose të Organizatave Ndërkombëtare, që gëzojnë statusin diplomatik, të instaluara në Shqipëri:  
·         Autorizim model IV - 7, i plotësuar nga autoshkolla;
·         Fotokopje të kartës së legjitimitetit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme;
·         Çertifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj, nga data e paraqitjes së kërkesës, për të dalë në prova për herë të parë;
·         4 (kater )  copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5  cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër e mbiemër);
·         Dokumenti i percaktimit te grupit te gjakut (nese nuk e kane te evidentuar  ne nje dokument te leshuar nga shteti i tyre )
·         Deshmine e kryqit te Kuq ( fotokopje  te legalizuar nga Ambasada )
·         Mandat arkëtimin e pajisjes me autorizim.

 

Kontaktim i Shpejte

Ju mund te hyni ne lidhje direkte me ne. JU LUTEMI TI PERGJIGJENI DHE PYETJES TONE KJO PER EFEKTE SIGURIE.
Email:
Subject:
Message:
Sa kembe ka njeriu ?

Ne ndiqni ne Facebook