You are here: Faqja E PareLegjislacioni ShqipetarDokumentacioni Per..Per rinovimin me Leje Drejtimi ( patente )


Per rinovimin me Leje Drejtimi ( patente )

Për rinovimin e lejeve të drejtimit si rezultat i :

a-      dëmtimit, duhet të depozitohen këto dokumente :
1.       Kërkesë me shkrim;
2.       Leje e drejtimit ekzistuese e dëmtuar;
3.       Dokumentin e identifikimit (me të drejtë rikthimi);
4.       4 ( kater ) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5  cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër e mbiemër);
5.       Çertifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj, nga data e paraqitjes së kërkesës, vetëm për ato që e kanë kaluar afatin e vlefshmërisë së lejes);
6.       Dokumenti i percaktimit te grupit te gjakut  dhe Rehzusit ( jo ata qe jane te pajisur kohe me pare me leje drejtimi te ri )
7.       Dokumentet përkatëse për shlyerjen e detyrimeve financiare.

b-      humbjes ose vjedhjes, duhet të depozitohen këto dokumente :
1.       Kërkesë me shkrim;
2.       Vërtetimin e denoncimit të lëshuar nga policia;
3.       Deklaratë e marrjes së përgjegjësisë administrative, sipas modelit bashkëlidhr Rregullores
4.       Dokumentin e identifikimit (me  të drejtë rikthimi);
5.       4 (kater) fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5  cm, ku njëra nga pas të ketë nënshkrimin e aplikantit (emër e mbiemër);
6.       Çertifikata mjekësore me fotografi, vetëm për ato që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së lejes së drejtimit;
7.       Dokumenti i percaktimit te grupit te gjakut dhe Rehzusit  ( jo per ata qe lejen pararendese ë kane te modelit te ri ).
8.       Dokumentacionin përkatës për shlyerjen e detyrimeve financiare.

c-       plotësimit të afatit të vlefshmërisë :
1.       Kërkesë me shkrim;
2.       Çertifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më shumë se 3 (tre) muaj para (ndërsa për invalidët dhe drejtuesit e mjeteve të shërbimit publik) nga komisioni mjeko - ligjor).
3.       Dokument identifikimi (me të drejtë rikthimi);
4.       lejen e drejtimit ekzistuese;
5.       4 (cope) fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5  cm, ku njëra nga pas të ketë nënshkrimin e aplikantit (emër e mbiemër);
6.       Dokumenti i percaktimit te grupit te gjakut dhe Rehzusit ( jo per ata qe lejen pararendese e kane te modelit te ri ).
7.       Dokumentin për shlyerjen e detyrimeve financiare (mandat pagesa).

d-      ndryshimit të vendbanimit, depozitohen këto dokumente :
1.       Kërkesë me shkrim;
2.       Dokument i identifikimit;
3.       Vërtetim banimi të lëshuar nga organet e pushtetit vendor;
4.       Lejen e drejtimit ekzistuese;
5.       4  (kater) fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5  cm, ku njëra nga pas të ketë nënshkrimin e aplikantit (emër e mbiemër);
6.       Dokumentin e percaktimit te grupit te gjakut  dhe Rehzusit ( jo per ata qe lejen pararendese e kane te modelit te ri ).
7.       Dokumentacioni përkatës i shlyerjes së detyrimeve financiare (mandat pagesa);
8.       Çertifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj, vetëm për ato që e kanë kaluar afatin e vlefshmërisë së lejes);

Kontaktim i Shpejte

Ju mund te hyni ne lidhje direkte me ne. JU LUTEMI TI PERGJIGJENI DHE PYETJES TONE KJO PER EFEKTE SIGURIE.
Email:
Subject:
Message:
Sa kembe ka njeriu ?

Ne ndiqni ne Facebook