You are here: Faqja E PareLegjislacioni ShqipetarDokumentacioni Per..Per pajisjen me Leje Drejtimit ( patente ) te shtetasve te huaj rezidente ne shqiperi si rezultat i njehsimit


Per pajisjen me Leje Drejtimit ( patente ) te shtetasve te huaj rezidente ne shqiperi si rezultat i njehsimit

1.       Për shtetasit shqiptarë dhe të huaj, rezidentë në Shqipëri:

    *      Kërkesë e aplikantit;
    *      Fotokopje e lejes së drejtimit kombëtare, të lëshuar nga shteti përkatës i Komunitetit Europian, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të legalizuar nga noteri;
    *      Çertifikatë lindje, ndërsa për shtetasit e huaj, fotokopje të pasaportës, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të legalizuar nga noteri;
    *      Vërtetim banimi të lëshuar nga organet e pushtetit vendor, ndërsa për shtetasit e huaj fotokopje të lejes së qëndrimit të lëshuar nga organet e policisë së shtetit, të legalizuar nga noteri;
    *      Vërtetimin nga gjykata e rrethit, që nuk është në proçes gjyqësor;
    *      Çertifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më parë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
     

4 (kater) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër e mbiemër);
    *      Konfirmimin nga DPShTRr-ja, për vlefshmërinë e kategorisë ose kategoritë përkatëse që do të njehsohen pas përgjigjes nga shteti përkatës, mbi bazën e kërkesës së Drejtorisë Rajonale, kërkesë e cila shoqërohet me fotokopjen e lejes së drejtimit. Në momentin e njehsimit, tërhiqet leja e drejtimit në origjinal, e cila i dërgohet zyrtarisht DPShTRr-së, për t'ja përcjellë shtetit që e ka lëshuar;
    *      Dokumentin ë percaktimit te grupit te gjakur dhe Rehzusit .
    *      Dokumentacionin përkatës për shlyerjen e detyrimeve financiare (mandat pagesat).

2.       Për personelin e huaj të Ambasadave ose të Organizatave Ndërkombëtare që gëzojnë statusin diplomatik, të instaluara në Shqipëri.
    *      Fotokopje të kartës diplomatike të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme;
    *      Çertifikatë mjekësore me fotografi;
    *      Fotokopje e lejes përkatëse të drejtimit (kombëtare), të përkthyer dhe të legalizuar nga Ambasada ose nga Organizata Ndërkombëtare;

4       (kater) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm;
    *      Nota verbale që shoqëron dokumentacionin e mësipërm, e lëshuar nga Ambasada ose Organizata;
    *       Konfirmimin nga DPShTRr-ja, për kategorinë ose kategoritë e lejeve të drejtimit që do të njehsohen;
    *      Dokumentin e percaktimit te grupit te gjakut dhe Rehzusit ( ne rastet kur nuk kane ndonje dokument te leshuar nga shteti i tyre .
    *      Mandat arkëtimin për shlyerjen e detyrimeve financiare.

Kontaktim i Shpejte

Ju mund te hyni ne lidhje direkte me ne. JU LUTEMI TI PERGJIGJENI DHE PYETJES TONE KJO PER EFEKTE SIGURIE.
Email:
Subject:
Message:
Sa kembe ka njeriu ?

Ne ndiqni ne Facebook