You are here: Faqja E PareLegjislacioni ShqipetarLigje e VendimeLigji 7501 Per Token


Ligji 7501 Per Token

LIGJNr. 7501 date 19.7.1991 PER TOKEN

Ne mbështetje te nenit 16 te ligjit nr. 7491, date 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 
VENDOSI:

Neni 1

Ne Republikën e Shqipërisë toka ndahet ne:
a) Toka bujqësore te zëna me bimët e arrave, pemishtet, vreshtat dhe ullishtat, kudo qe ndodhen, ne fshatra, ne qytete e ne qendra te tjera te banuara, pavarësisht nga madhësia e tyre;
b) toka te zëna me pyje, kullota e livadhe;
c) toka jobujqësore: ato te zëna nga ndërtimet ekonomike, social-kulturore, repartet ushtarake dhe oborret e tyre etj., tokat e zëna nga ndërtimet e banimit dhe oborret (avllitë) e tyre, tokat ne përdorim te përgjithshëm (rrugët, autostradat, aerodromet, varrezat); vende shkëmbore, rërat bregdetare, plazhet; tokat me ujë (liqenet, rezervuarët, hauzet), kanalet e ndryshme, lumenjtë, përrenjtë, zallishtet, kënetat; sheshet e ndërtesave e te monumenteve me interes historik e arkeologjik etj.

Neni 2

Shteti u jep toke personave fizike a juridike. Këta gëzojnë te drejtën e pronësisë dhe te gjithë te drejtat qe përmbahen ne kete ligj
Ndalohet shitja dhe blerja e tokës.

Neni 3

Toka bujqësore u jepet ne pronësi ose ne përdorim personave juridike a fizike vendas pa shpërblim.

Neni 4

Personave juridike a fizike te huaj u jepet ne përdorim me qira truall për ndërtime. Qëllimi dhe koha e përdorimit përcaktohet me kontrate te veçante.
Qiraja e truallit caktohet ne baze te qëllimit te përdorimit, vendndodhjes dhe kushteve te tjera ekonomike, sipas kritereve te përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Neni 5

Familjet anëtarë te kooperativës bujqësore, pas ndarjes se tokës kane te drejte te shkëputen dhe te dalin subjekt me vete, duke marre ne pronësi token bujqësore qe u takon nga tërësia e subjektit ku bëjnë pjese. Sasia dhe vendi ku do te jepet toka, përcaktohet nga komisioni i tokës.
Ne zonat kodrinore e malore, ku familjeve fshatrave nuk u sigurohet sipërfaqja e nevojshme e tokës bujqësore, shteti merr masa dhe u garanton burime te tjera jetese nëpërmjet subvencioneve, shtimit te investimeve për punësimin e njerëzve, vendosjes se
asistencës sociale dhe lëvizjes se kontrolluar te popullatës, ne baze te një programi te caktuar nga Këshilli i Ministrave.

Neni 6

Familjeve me banim ne fshat, qe nuk janë anëtarë te kooperativës bujqësore dhe familjeve qe punojnë e banojnë ne ndërmarrjet bujqësore, u jepet ne përdorim toke bujqësore,
madhësia e se cilës përcaktohet me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 7

Për dhënien e tokës ne pronësi ose ne përdorim personave juridike a fizike, si dhe për mënjanimin e çrregullimeve qe kane ndodhur kohet e fundit, krijohen: Komisioni qeveritar i tokës pranë Ministrisë se Bujqësisë, komisione për token pranë komiteteve ekzekutive te këshillave popullore te rretheve dhe komisione për token pranë këshillave popullore te fshatrave.
Te drejtat dhe detyrat e komisioneve përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 8

Ne dhënien e tokave ne pronësi e ne përdorim personave juridike a fizike nuk njihet pronësia e mëparshme, as madhësia dhe kufijtë e saj para kolektivizimit.

Neni 9

Organi shtetëror i specializuar për evidencimin e te dhenve për token është kadastra ne komitetin ekzekutiv te këshillit popullor te rrethit.

Neni 10

Toka qe kalon ne pronësi e ne përdorim te çdo personi juridik a fizik, regjistrohet ne kadastër.
Gjithashtu, ne kadastrën e tokave regjistrohet çdo ndryshim i bere ne fakt pas regjistrimit fillestar.

Neni 11

Personat juridike a fizike qe kane ose marrin toke bujqësore ne pronësi ose ne përdorim, detyrohen ta shfrytëzojnë atë vetëm për qëllime bujqësore, te ruajnë e te rritin aftësinë
prodhuese te saj, si dhe te kryejnë sistemimin e te ndërtojnë vepra për ta mbrojtur atë.

Neni 12

Pronaret dhe përdoruesit e tokave bujqësore detyrohen te ruajnë objektet ujitëse e elektro energjetike dhe pajisjet e instalimet. Asnjë pronar e përdorues nuk ka te drejte te pengoje
pronaret e përdoruesit e tjerë për shfrytëzimin e këtyre pajisjeve e instalimeve.
Organet e pushtetit ne baze e ne rreth kane te drejte te vendosin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve qe mund te lindin.

Neni 13

Ndërtimet e shtëpive te banimit, apo për veprimtari ekonomike, social-kulturore e çdo ndërtim tjetër bëhen Brenda vijës kufizuese (vija e verdhe).
Toka për ndërtime (trualli) jepet me ose pa shpërblim sipas kritereve qe caktohen nga Këshilli i Ministrave.
Ndalohet çdo lloj ndërtimi ne tokat bujqësore jashtë vijës kufizuese pa vendim te veçante te organit kompetent përkatës.
Ne vlerën e plote te ndërtim-montimeve përfshihet edhe vlera e tokës

Neni 14

Ne tokat bujqësore lejohet ndërtimi i ngrehinave dhe i instalimeve për shfrytëzimin bujqësor e blegtoral, sipas rregullave te përcaktuara nga këshilli i Ministrave.

Neni 15

Çdo personi juridik a fizi k qe i jepet toke ne përdorim dhe nuk e shfrytëzon atë për qëllime bujqësore a blegtorale gjate një viti, i hiqet e drejta e përdorimit te saj.

Neni 16

Personat juridike a fizike qe marrin toke ne pronësi ose ne përdorim për ndërtime e për veprimtari te tjera ekonomike, kur shkelin afatet e përfundimit te objektit sipas marrëveshjes, detyrohen te paguajnë një shume te barabarte me qiranë mesatare
vjetore te tokës.

Neni 17

Mbeturinat industriale, minerare dhe ujërat me përmbajtje kimike te dëmshme për bujqësinë te kanalizohen e grumbullohen ne vende te posaçme për te mos dëmtuar token, bimët e për te mos ndotur ujin, si dhe për te mos vene ne rrezik jetën e njerëzve, kafshëve e shpendëve. Këto vende miratohen bashke me sheshin e ndërtimit te veprës. Ne rast te kundërt nuk lejohet ndërtimi dhe funksionimi i veprës.
Ndalohet hedhja dhe groposja ne toke e çdo lloj mbetje te rrezikshme te vendit ose te importit.

Neni 18

Me miratimin e projekt-ideve dhe te shesheve te ndërtimit nga organet përkatëse, kalon edhe toka ne pronësi ose ne përdorim te atij për te cilin behet ndërtimi, por jo me pare se tre muaj nga fillimi i punimeve. Ndryshimi ne zërin kadastral behet kur fillojnë punimet.

Neni 19

Toka bujqësore hiqet nga pronësia ose përdorimi i personave juridike a fizike, kur për nevoja te domosdoshme shtetërore bëhen ndërtime te ndryshme, sipas miratimit te organit përkatës. Kur për këto nevoja zihen toka qe janë ne pronësi te personave juridike a fizike, shteti është i detyruar t'i zëvendësoje me toke tjetër te barasvlershme dhe ne pamundësi te shpërblehen investimet qe janë bere dhe vlera reale e tokës. Mosmarrëveshjet për masën e shpërblimit zgjidhen nga gjykata.

Neni 20

Demi qe shkaktohet ne pemëtoret, ullishtat, vreshtat, kulturat bujqësore, ne objektet qe shërbejnë për nevoja ekonomike, social-kulturore, shoqërore etj., shpërblehen nga subjekti qe e ka kryer demin. Masa e zhdëmtimit caktohet nga komisioni ekzekutiv I këshillit popullor te rrethit sipas vlerës reale.
Mosmarrëveshjet për masën e zhdëmtimit zgjidhen nga gjykata.

Neni 21

Organet e pushtetit lokal te juridiksionit përkatës ndalojnë çdo zënie e shpërdorim te tokës brenda juridiksionit te tyre ne kundërshtim me kete ligj dhe me aktet e tjera nënligjore përkatëse.
Nëse vërehet zënie a dëmtim i tokës, anëtarët e këshillave popullore te juridiksionit përkatës, pronaret ose përdoruesit e tokave, punonjësit e kadastrës e te urbanistikes ligjore dhe ata te policisë popullore detyrohen te mbajnë proces verbal, ne baze te te cilit kërkohet qe kundërvajtësi ta ktheje token ne gjendjen e mëparshme brenda 3 ditëve, ne te kundërt proces verbali dërgohet:
- Ne këshillat popullore te fshatit, te lagjes, te qytetit a te rajonit, te cilët brenda 2 ditëve marrin vendim për prishjen e objektit dhe kthimin e tokës ne gjendjen e mëparshme. Ky vendim zbatohet nga ai organ qe ka vendosur, brenda 5 ditëve nga dalja e tij. Shpenzimet për kthimin ne gjendjen e mëparshme i ngarkohen kundërvajtësit.
- Ne zyrën e kadastrës për marrjen e masës administrative, kur shkelja nuk përbën vepër penale.
- Ne organin e hetuesisë, kur shkelja përbën vepër penale dhe nuk është zbatuar vendimi i këshillit popullor përkatës.

Neni 22

Kur toka merret, zihet ose dëmtohet nga një person i trete, pronari ose përdoruesi ka te drejte t'i drejtohet gjykatës.

Neni 23

Personat, qe veprojnë ne kundërshtim me dispozitat e këtij ligji e me dispozitat e veçanta te akteve te Këshillit te Ministrave për kete problem, qe nuk e shfrytëzojnë vete token e dhënë ne pronësi ose përdorim po ua japin te tretëve, qe nuk marrin masa mbrojtëse, qe bëjnë ndërtime pa leje, qe nuk riaftësojnë token ne afatet e caktuara ne kontrate, si dhe qe nuk njoftojnë zyrën e kadastrës brenda afateve për ndryshimet ne gjendjen e tokave ne pronësi ose ne përdorim te tyre pa shkaqe te përligjura, kur këto shkelje nuk formojnë vepër penale, dënohen për kundërvajtje administrative me gjobe nga 2000 - 5000 leke nga përgjegjësi i
kadastrës ne rreth.
Kundër vendimit te dënimit mund te behet ankim, brenda 10 ditëve nga shpallja ose njoftimi i tij, te kryetari i komitetit ekzekutiv te këshillit popullor te rrethit, vendimi i te cilit është i formës se prere.
Personat qe ne kundërshtim me dispozitat ligjore pushtojnë token, e dëmtojnë ose e shpërdorojnë atë ne cilëndo forme qofte, dënohen sipas dispozitave te Kodit Penal.

Neni 24

Kriteret për ndarjen, regjistrimin, ndryshimin, kalimin ne pronësi, vlerësimin e dhënien me qira te tokës, si dhe detyrat e kadastrës, caktohen nga këshilli i ministrave.

Neni 25

Toka bujqësore qe merret ne pronësi sipas këtij ligji, trashëgohet ne baze te dispozitave ligjore për trashëgiminë qe do te miratohen.

Neni 26

Ligji nr. 5686, date 21.2.1987 "Për mbrojtjen e tokës" si dhe te gjithë dispozitat e tjera nënligjore qe bien ne kundërshtim me kete ligj, shfuqizohen.

Neni 27

Ky ligj hyn ne fuqi menjëh erë.

PRESIDENTI I REPUBLIKES

Ramiz Alia

 

Kontaktim i Shpejte

Ju mund te hyni ne lidhje direkte me ne. JU LUTEMI TI PERGJIGJENI DHE PYETJES TONE KJO PER EFEKTE SIGURIE.
Email:
Subject:
Message:
Sa kembe ka njeriu ?

Ne ndiqni ne Facebook