You are here: Faqja E PareLegjislacioni ShqipetarLigje e VendimeLigji Nr.8193, datë 6.2.1997 PËR TRANSPLANTIMIN E ORGANEVE


Ligji Nr.8193, datë 6.2.1997 PËR TRANSPLANTIMIN E ORGANEVE

L I G J

Nr.8193, datë 6.2.1997

PËR TRANSPLANTIMIN E ORGANEVE

 Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

 

KREU I

 

 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 Neni 1

 Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë rregullat për transplantimin e organeve te njerëzit.

 Objekt i këtij ligji janë veprimtaritë që lidhen me heqjen dhe implantimin e organeve te njerëzit, të kryera në territorin e Republikës së Shqipërisë nga persona fizikë e juridikë, vendas e të huaj.

 

Neni 2

 Në kuptim të këtij ligji, transplante janë organet, qelizat dhe indet me origjinë njerëzore ose shtazore të destinuara për t'u transferuar te njeriu.

 Transplantimet kryhen:

 a) brenda të njëjtit individ nga një pjesë e trupit te një tjetër;

 b) midis individëve të të njëjtës specie;

 c) midis individëve të specieve të ndryshme;

 d) midis individëve identikë nga pikëpamja gjenetike.

 

Neni 3

 Heqja dhe implantimi i transplanteve kryhet vetëm për nevoja mjekësore dhe kur vlerësohet se kjo është e domosdoshme për të siguruar jetën dhe shëndetin e marrësit të transplantit.

 

 Neni 4

 Ndalohet shitblerja e transplanteve, si dhe ëdo lloj veprimtarie që favorizon reklamimin, tregtimin dhe trafikimin e paligjshëm të transplanteve.

 Këto veprimtari dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal.

 

KREU II

 HEQJA E TRANSPLANTEVE NË DHURUES TË GJALLË

 

Neni 5

 Heqja e transplanteve bëhet vetëm kur sigurohet vazhdimi i jetës dhe mosdëmtimi i rëndë i shëndetit të dhuruesit. Nuk mund të kryhet dhurimi tërësor për organe unike ose organe që shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme të shëndetit të dhuruesit.

 

Neni 6

 Dhuruesi i transplanteve mund të jetë vetëm personi mbi 18 vjecë, i cili ka zotësi të plotë për të vepruar. Dhurimi bëhet me vullnet të lirë.

 Heqja e transplanteve në dhurues të gjallë bëhet gjithmonë pasi të jetë marrë miratimi me shkrim i tyre. Miratimi jepet pasi dhuruesi është informuar plotësisht për rreziqet dhe pasojat e veprimit të tij. Informimi bëhet nga mjeku që do të kryejë heqjen e transplantit. Miratimi jepet në prani të noterit.

 Miratimi duhet të përmbajë emrin, moshën dhe nënshkrimin e dhuruesit dhe, sipas rastit, të personit që lejon dhurimin. Në dokumentin e miratimit do të pasqyrohet personi që përfiton transplantin dhe institucioni shëndetësor ku do të kryhet heqja e tij.

 

Neni 7

 Dhurimi bëhet në favor të një personi të caktuar, me të cilin dhuruesi ka lidhje të afërt gjinie (prindër, fëmijë, vëllezër e motra).

 Transplanti i dhuruar nga persona me lidhje gjinie më të largët ose me lidhje e motive pranohet vetëm në rastet kur:

 - nuk ka dhurues të gjinisë së afërt;

 - janë të papajtueshëm nga pikëpamja imunobiologjike;

 - nuk pranojnë të dhurojnë transplant.

 

Neni 8

 Miratimi quhet i efektshëm 24 orë pas lëshimit. Miratimi për dhurimin e transplanteve mund të revkohet në ëdo kohë. Revokimi bëhet me një dokument noterial, ku pasqyrohet emri, mosha dhe nënshkrimi i personit që heq dorë nga dhurimi.

 

Neni 9

 Dhuruesit e mitur nën moshën 18 vjecë mund të dhurojnë vetëm inde e qeliza të rigjenerueshme, vetëm në rastet kur dhurimi bëhet në favor të vëllait ose motrës së mitur, që është në rrezik jete dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër trajtimi.

 Për dhuruesit e mitur në ëdo rast kërkohet miratimi me shkrim i të dy prindërve ose personit që ushtron autoritetin prindëror.

 Për dhuruesit e mitur të moshës 12-18 vjecë kërkohet edhe miratimi i tyre. Për dhuruesit e moshës nën 12 vjecë kërkohet edhe miratimi i gjykatës.

 

Neni 10

 Dhuruesi që nuk ka zotësi të plotë për të vepruar mund të dhurojë vetëm inde e qeliza të rigjenerueshme në favor të një pjesëtari të afërt të familjes. Miratimi për dhurimin jepet nga kujdestari ligjor.

 

 Neni 11

 Heqja e transplanteve në dhurues të gjallë bëhet nga mjeku specialist në institucione të specializuara dhe të licencuara për këtë lloj veprimtarie.

 Mjeku duhet të sigurohet që dhuruesi i ka kuptuar rreziqet dhe pasojat e dhurimit dhe se ka dhënë miratimin e tij me vullnet të lirë.

 Dokumentacioni që provon dhënien e miratimit është pjesë e kartelës së dhuruesit.

 

 KREU III

 HEQJA E ORGANEVE PAS VDEKJES

 

 Neni 12

 Heqja e organeve pas vdekjes bëhet pasi të jetë provuar vdekja cerebrale e dhuruesit, në përputhje me kriteret mjekësore të përcaktuara në rregulloren përkatëse. Vdekja dëshmohet nga një komision i posaëëm prej tre mjekësh. Vendimi i mjekëve është i

 pavarur dhe pasqyrohet në dëshminë e vdekjes të nënshkruar prej tyre. Anëtarët e komisionit nuk duhet të kenë asnjë lidhje me procesin e heqjes ose implantimit të organeve.

 

 Neni 13

 Në rast se personi ka shprehur me shkrim dëshirën që organet e tij të dhurohen pas vdekjes, organet e tij mund t'u implatohen të sëmurëve që janë në listën e pritjes.

 

 Neni 14

 Në mungesë të një miratimi paraprak të vetë personit, lejen për heqjen dhe implantimin e organeve e jep personi që është më i afërt në gjini, sipas kësaj radhe:

 1. Bashkëshorti.

 2. Fëmijët madhorë.

 3. Prindërit.

 4. Motrat/vëllezër madhorë.

 Për të miturit kërkohet miratimi i të dy prindërve ose i kujdestarit ligjor.

 

Neni 15

 Mjeku ligjor që konstaton shkaqet dhe mënyrën e vdekjes së personave të paidentifikuar, ose kur personat me lidhje të afërt gjinore nuk mund të kontaktohen, mnd të autorizojë heqjen dhe implatimin e organeve.

 

Neni 16

 Në rast se personi i vdekur është shprehur me shkrim kundër heqjes së organeve të tij pas vdekjes, leja e dhënë nga personat e përmendur në nenet 14 dhe 15 është e pavlefshme.

 

 Neni 17

 Personeli mjekësor në institucionin shëndetësor, ku është konstatuar vdekja dhe pritet lejimi ose moslejimi i heqjes së organeve, duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme mjekësore për ruajtjen e trupit në gjendjen që lejon heqjen eventuale të organeve.

 

 Neni 18

 Personeli mjekësor në institucionet shëndetësore të autorizuara për heqjen dhe implatimin e organeve duhet të kenë një rregullore tip, në të cilën të përcaktohen:

 metodat dhe kriteret për diagnostikimin e vdekjes;

 - procedurën për konsultimin e regjistrit të dhuruesve;

 - procedurën për konsultimin dhe marrjen e lejes nga të afërmit.

 

Neni 19

 Personeli mjekësor ruan në ëdo rast sekretin e identitetit të dhuruesit dhe marrësit të transplantit.

 

 KREU IV

 ORGANIZIMI I STRUKTURAVE ADMINISTRATIVE E MJEKÞSORE

 Neni 20

 Të gjithë personat që shprehin dëshirën e tyre me vullnet të lirë për dhurimin e organeve pas vdekjes, regjistrohen në regjistrin e dhuruesve. Regjistri mbahet në Qendrën Spitalore

 Universitare në Tiranë. Dhuruesit pajisen me kartën e dhuruesit, ku shënohet emri e mbiemri, datëlindja dhe numri i regjistrimit.

 

 Neni 21

 Ministri i Shëndetësisë dhe Ambientit krijon me urdhër të vecëantë Komisionin Kombëtar të Transplanteve me qendër në QSUT, i cili ka përgjegjësinë e zbatimit të këtij ligji dhe të akteve nënligjore që rrjedhin prej tij.

 

 Neni 22

 Komisioni Kombëtar i Transplanteve përcakton mënyrën e krijimit dhe funksionimit të bankës së të dhënave, ku pasqyrohen kërkesat për organe. Me sigurimin e një organi caktohet personi që e përfiton mbi bazën e këtyre kritereve:

 - përshtatshmëria imunobiologjike e organit të dhuruar me marrësin;

 - urgjenca mjekësore për marrësin;

 - rrethanat që lidhen me mundësinë e ruajtjes së organit deri në momentin e mbërritjes te marrësi;

 - radha në listën e pritjes, në rast se faktorët e tjerë nuk janë vendimtare.

 Komisioni përcakton edhe institucionet ku do të krijohen bankat e organeve, të cilat ruajnë organet e dhuruara deri në kohën e implantimit të tyre.

 Neni 23

 Ministria e Shëndetësisë dhe Ambientit licenson institucione shëndetësore publike e private për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në këtë ligj. Licencimi i institucioneve private që kërkojnë të realizojnë koordinimin e transplanteve, bëhet vetëm kur kryejnë veprimtari jofitimprurëse.

 

Neni 24

 Këshilli i Ministrave miraton bashkëpunimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ambientit dhe institucioneve në varësi të saj me institucione të vendeve të tjera që kryejnë veprimtari të parashikuara në këtë ligj.

 Neni 25

 Ministria e Shëndetësisë dhe Ambientit miraton rregulloret e nevojshme për zbatimin e këtij ligji, të cilat janë të detyrueshme për të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private.

 Neni 26

 Në ligjin nr.8032, datë 16.11.1995 "Për shërbimin e transfuzionit dhe kontrollin e gjakut, produkteve të tij dhe transplantimeve", shfuqizohet kreu IV dhe në emërtimin e ligjit hiqen fjalët "dhe transplantimeve".

 

Neni 27

 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 Shpallur me dekretin nr.1724, datë 3.3.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

Kontaktim i Shpejte

Ju mund te hyni ne lidhje direkte me ne. JU LUTEMI TI PERGJIGJENI DHE PYETJES TONE KJO PER EFEKTE SIGURIE.
Email:
Subject:
Message:
Sa kembe ka njeriu ?

Ne ndiqni ne Facebook