You are here: Faqja E PareLegjislacioni ShqipetarLigje e VendimePËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE


PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE

VENDIM

Nr.822, datë 23.11.2011

PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç” të nenit 4 të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë të nenit 175 të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994 “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e kalimit në pronësi të poseduesve të objekteve informale të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:

a) qarkun e Tiranës, 97 (nëntëdhjetë e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 026.31 (gjashtë mijë e njëzet e gjashtë presje tridhjetë e një) m²;

b) qarkun e Durrësit, 579 (pesëqind e shtatëdhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 213 900.00 (dyqind e trembëdhjetë mijë e nëntëqind) m²;

c) qarkun e Shkodrës, 351 (treqind e pesëdhjetë e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 80 300.20 (tetëdhjetë mijë e treqind presje njëzet) m²;

ç) qarkun e Lezhës, 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 22 831.70 (njëzet e dy mijë e tetëqind e tridhjetë e një presje shtatëdhjetë) m²;

d) qarkun e Beratit, 36 (tridhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 049.88 (katër mijë e dyzet e nëntë presje tetëdhjetë e tetë) m²;

dh) qarkun e Fierit, 277 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 66 645.90 (gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e dyzet e pesë presje nëntëdhjetë) m²;

e) qarkun e Korçës, 39 (tridhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 919.93 (katër mijë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë presje nëntëdhjetë e tre) m²;

f) qarkun e Elbasanit, 167 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 44 864.80 (dyzet e katër mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër presje tetëdhjetë) m²;

g) qarkun e Vlorës, 207 (dyqind e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 56 159.40 (pesëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë presje dyzet) m²;

gj) qarkun e Kukësit, 33 (tridhjetë e tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 7 499.59 (shtatë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë presje pesëdhjetë e nëntë) m²;

h) qarkun e Gjirokastrës, 25 (njëzet e pesë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 11 533. 80 (njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë e tre presje tetëdhjetë) m².

2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

 

Kontaktim i Shpejte

Ju mund te hyni ne lidhje direkte me ne. JU LUTEMI TI PERGJIGJENI DHE PYETJES TONE KJO PER EFEKTE SIGURIE.
Email:
Subject:
Message:
Sa kembe ka njeriu ?

Ne ndiqni ne Facebook