QBZ.Gov.Al

qbz.gov.al

LIGJ Nr. 20/2013 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8402, DATË 10.9.1998 "PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT", TË NDRYSHUAR

Share

ligje-keshillimeligjoreNë mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 "Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit", të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 1
Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi dhe kolaudimi i punimeve për objektet në Republikën e Shqipërisë kontrollohen dhe disiplinohen në bazë të dispozitave të këtij ligji.

Kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, të parashikuara në këtë ligj, bëhet nga struktura përkatëse në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë".".

Neni 2

Neni 15 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 15
1. Shkeljet e neneve 4, 5, 6, 7 e 8 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me dënim kryesor, me gjobë në masën 50 000 deri në 2 000 000 lekë.
2. Shkeljet e neneve 9, 10 e 11 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me dënim kryesor, me gjobë në masën 50 000 deri në 500 000 lekë.
3. Shkeljet e neneve 12 e 14 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me dënim kryesor, me gjobë në masën 500 000 deri në 5 000 000 lekë.
4. Gjobat vendosen nga Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i Bashkisë/Komunës/Qarkut, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin.
5. Për moszbatimin e detyrimeve, të përcaktuara në nenin 7 të këtij ligji, përveç dënimit kryesor me gjobë, Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i Bashkisë/Komunës/Qarkut u paraqet organeve përkatëse kërkesën për heqjen e licencës së mbikëqyrësit të punimeve.".

Neni 3

Neni 17 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 17
Kundër vendimit të Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik të Bashkisë/Komunës/Qarkut lejohet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.".

Neni 4
Dispozitë kalimtare

Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 14.2.2013
Shpallur me dekretin nr. 7979, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Share
ini_set('pcre.backtrack_limit',1000000);